Për herë të parë në historinë e çmimeve, tre regjisore femra janë nominuar për regjisorin më të mirë në Hollywood.
Sipas CNN, të nominuarat Chloé Zhao (“Nomadland”), Emerald Fennell (“Promising Young Woman”) dhe Regina King (“One Night in Miami”) e çojnë në tetë numrin e përgjithshëm të grave të nominuara në këtë kategori në historinë 78-vjeçare të Golden Globes.
Të nominuarit e tjerë për regjisorin më të mirë këtë vit ishin David Fincher (“Mank”) dhe Aaron Sorkin (“The Trial of the Chicago 7”). Zhao, King dhe Fennell bashkohen në një listë të shkurtër por prestigjioze të kandidateve femra të tjera në këtë kategori.
Barbara Streisand, Jane Campion, Sofia Coppola, Ava DuVernay dhe Kathryn Bigelow gjithashtu janë nominuar në këtë kategori, me Streisand që është fituesja e vetme midis tyre.
“Golden Globes” do të transmetohet të dielën, 28 shkurt 2021 në NBC, me prezantues Tina Fey dhe Amy Poehler./abcnews.al