“E kam me shumë emocion daljen para publikut”, rrëfehet Driada Dervishi: Si u bëra regjisore

schedule10:45 - 5 Mars, 2024

schedule 10:45 - 5 Mars, 2024

Regjisorja durrsake, Driada Dervishi është kthyer pas në kohë. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka rrëfyer se si zgjodhi që të ndiqte rrugën e regjisurës.

Driada ka zbuluar se spunton e ka marrë nga dy prindërit e saj, të cilët ishin shumë të lidhur me letërsinë dhe si pasojë, ajo ka qenë e rrethuar me libra. Mirëpo, emocionet ndikuan dhe Driada zgjodhi të qendronte pas kuintave, duke ia lënë skenën aktorëve.

“Mendoj që në një mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, kanë ardhur nga edukimi që më kanë dhënë prindërit e mi. Ata janë të dy njerëz të dashuruar me letërsinë, mami poete, babi shkrimtar, eseist dhe analist. Të dy profesorë të cilët më kanë rrethuar me librat, me atë që është ushqimi i parë i teatrit. Më pas, mund të them që kam parë disa spektakle, gjatë kohës që babai im ka qene drejtor i Qendrës Kulturore Ish-Piramida dhe në atë periudhë unë kam qenë duke formuar, më kanë shijuar copëza nga spektakle të ndryshme. Unë jam tip shumë timid, pavarësisht se nuk dukem. E kam me shumë emocion daljen në publikë dhe mendova që mënyra më e bukur për të biseduar dhe për të thënë shumë gjëra ka qenë kjo, të jem mbrapa kuintave dhe t’ua lë aktorëve stresin. Më shijon shumë mbrapa kuintave të teatrit”, u shpreh regjisorja./abcnews.al