Për herë të parë në botë, ekzekutohet me azot i burgosuri në Amerikë

schedule08:24 - 26 Janar, 2024

schedule 08:24 - 26 Janar, 2024

Guvernatori republikan në Alabama, Kay Ivey, njoftoi se autoritetet, për herë të parë në botë, kanë kryer ekzekutimin e një të dënuari me vdekje, me azot, një metodë e kritikuar gjerësisht nga OKB.

Kenneth Eugene Smith, i cili u dënua me vdekje në vitin 1996 pas gjyqit të tij për vrasjen e një gruaje me urdhër të burrit të saj, u shpall i vdekur në burgun Atmore në orën 20:25 , njoftuan mediat amerikane duke cituar një deklaratë për shtyp nga guvernatori Ivey.

Pasi gazi filloi të derdhej në maskën e tij, i burgosuri thuhet se buzëqeshi, tundi kokën drejt familjes së tij. I gjithë procesi zgjati rreth 10 minuta përpara se ai të shpallej i vdekur.

Ndërkohë, në 2022, pati një përpjekje të dështuar për ta ekzekutuar atë me injeksion vdekjeprurës, por këtë herë ekzekutimi i tij u krye me azot.

Alabama u bë shteti i parë amerikan që ekzekutoj një të burgosur duke e detyruar atë të thithë azot të pastër në një maskë. Një metodë e miratuar edhe në Misisipi  dhe  Oklahoma  por deri më tani nuk është përdorur kurrë pasi konsiderohet e papranueshme edhe si një formë eutanazie për kafshët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!