Për herë të parë në 9 javë, popullohen me njerëz rrugët dhe sheshet në Itali

schedule15:54 - 4 Maj, 2020

schedule 15:54 - 4 Maj, 2020

Italianët janë parë sërish të popullojnë rrugët dhe vendet turistike për herë të parë që pas vendosjes së karantinës.

Deri më tani, Italia ka pasur periudhën më të gjatë të izolimit në Evropë, dhe tashmë me vazhdimin e trendin ulës vendi është futur në “fazën dy” të menaxhimit të krizës së koronavirusit.

Në Venecia, ku rrugët e zbrazura dhe korridoret boshe ishin simboli i hershëm i krizës në Evropë, sheshi i Shën Markut u mbush sot plot me njerëz.

Trenat dhe transportet e tjera publike u mbushën sërish me njerëz në Milano ku më shumë se 4 milion persona pritet që të kthehet në punë në fabrika dhe kantiere ndërtimi.

Ndërsa, të tjerët mund të bëjnë aktivitet fizik në parqe si dhe të vizitojnë të afërmit e tyre për herë të parë në disa javë. Qeveria e Italisë ka deklaruar se rajonet janë përgjegjëse për sigurimin e distancimit social në transportin publik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!