Për herë të parë pas një viti pandemie nga Covid, në spitale nuk ka asnjë pacient në gjendje të intubuar. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në terapi intensive janë 5 paciente nga 84 që janë të shtruar gjithsej në spitalet Covid.
Një tjetër lajm i mirë sot ishte edhe fakti që nuk kishte asnjë pacient të ri të shtruar te spitali COVID-2, te Sanatoriumi.
Bilanci i 24 orëve të fundit është; 2,964 testime, 983 të shëruar, 49 raste të reja dhe 1 humbje jete. Viktima është një 71-vjeçar nga Berati.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec./ Abcnews.al