“Për hatër të koronës e kisha”, Murrizi ironi në mbledhjen e komisionit: Ky Sadiku rron?

schedule12:12 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:12 - 10 Dhjetor, 2020

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt, deputeti Myslim Murrizi ironizoi emrin e tij, duke e zgjatur si emërtim shqiptar, Sadik.

Ai tha se ka një pyetje për merak nëse rron ky Sadik për shkak se jetojnë edhe në kohë pandemie. Përgjigjen ia dha kreu i Komisionit Ulsi Manja duke deklaruar ai rron dhe është edhe dësmitar e më pas në mungesë të sugjerimeve shtesë e deklaroi mbledhjen të mbyllur.

  • Pjesë nga replikat në mbledhjen e sotme të Komisionit

Murrizi: Një pyetje kryetar për merak. Se nuk jam shumë i azhornuar. Ndoshta do më ndihmonte kolegu Shameti ose Hyseni. Ky Sadik rron apo jo?

Manja: Unë e marr, e kuptoj që ju mund të kërkoni dhe keni në mendje ta pyesim në një seancë dëgjimore.

Murrizi: A rron apo jo se nuk e di

Manja: Rron, rron

Murrizi: Shyqyr, për hatër të koronës e kisha më shumë

Manja: Rron edhe për fat të mirë është dëshmitar. Nëse nuk ka sugjerime të tjera e deklaroj të mbyllur mbledhjen e komisionit të posaçëm./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!