Kandidati i parë për t’u bërë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll”, Aroni ka zgjedhur të sfidojë Rejanën dhe Enisin. Pavarësisht debatit që ai ka krijuar në skenë mes anëtarëve të jurisë, ai është bërë një konkurentë zyrtarë.
Ishte pikërisht Riselda e cila nuk e shikonte gati që ai të vazhdonte më tej, ndërsa Albi Nako dhe Erjona Rusi e mbështetën Aronin. Kjo ka bërë që edhe mamaja e tij të ndërhyjë duke u replikuar për të birin.
“Për çfarë jemi ne këtu? Për ccfarë kemi ardhur ne këtu? Ai nuk di termat e baletit. Tani do flasim siç është për të folur apo do i bëjmë qejfin njëri-tjetrit”, ju drejtua Riselda e revoltuar Albit.
Megjithatë në fund, Aroni ka fituar dhe mes Rejanës e Enisit është larguar me lot në sy ky i fundit. /abcnews.al/