Për çfarë bëhet protesta e 7 korrikut? Kikia: Për ti dhënë një kolpo tjetër luftës politike dhe për pushtet

schedule21:46 - 27 Qershor, 2022

schedule 21:46 - 27 Qershor, 2022

Basti i Doktorit me “7 Korrikun”, kjo ishte tema e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mbrëmjen e së hënës.

I pyetur nga moderatori Xhafo se përse tani kjo protestë dhe për çfarë shërben, analisti Mentor Kikia, tha se kjo protestë i duhet Berishës tani për t’i dhënë një kolpo tjetër luftës së brendshme politike, por edhe për të marrë pushtetin.

Berisha po e bën protestën tani sepse nëse nuk lëviz tani i bie të bëhen dy muaj e gjysmë pushime, pra ka zgjedhur të mos bëjë pushime. Ka nevojë t’i japë një kolpo tjetër luftës politike si brenda partisë së vet. Berisha po kërkon t’i fusë marshin e dytë luftës politike. Unë mendoj se ai po bën gjënë e duhur. E dyta arsyeja e dytë e protestës është për të ardhur në pushtet”, u shpreh Kikia.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!