Analisti Artur Nura në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se Shqipëria ka paguar koston e stabilitetit të vendeve më të mëdha. Ndërsa shtoi se fatkeqësisht ka “qenë një urë ku nuk ka mbetur ushtri pa kaluar”, duke nënvizuar se është me rëndësi që sot të bëjë zgjedhje me kurajë dhe analizë se në krah të kujt do të qëndrojë.
“Ne jemi evropianë, jemi në Europë dhe do mbetemi gjithmonë. Ne kemi qenë për vullnetin e Europës dhe superfuqive duke futur Rusinë dhe SHBA kemi qenë një zonë neutrale. Nëse do flasim për neutralitetin, sot ne jemi anëtarë të NATO dhe po insistojmë të jemi anëtarë të BE dhe shpresoj që BE ëndrrën e atyre që e ndërtuan janë në një sfidë. Pra ne e kemi paguar koston e stabilitetit të tyre , u izoluam ne dhe kemi qenë një urë që nuk ka ngelur ushtri pa kaluar, por në urë askush nuk investon. Sot nuk jemi më urë. Pra ne sot duhet të bëjmë zgjedhje me kurajë dhe analizë”, tha ai.


