Për Ballkanin 2 miliardë euro/ Fondi i Komisionit Evropian, post pandemia, emigracioni dhe energjia

schedule15:11 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:11 - 30 Qershor, 2023

Komisioni Evropian ka kërkuar 2 miliarde euro shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë rishqyrtimit të kornizës afatmesme financiare.

Ishte Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ajo që bëri këtë deklaratë teksa tha se ky fond prej 2 miliarë eurosh, do të jetë një fond shtesë krahas mjeteve financiare që ishin miratuar më herët sa I përket kornizës 7 vjeçare.

Në propozimin e fundit për rritjen e ndihmës financiare si arsyetim Komisioni Europian ka përmendur pandeminë, luftën në Ukrainë, krizën e energjisë, migracionin, inflacionin dhe rritjen e normave të interesit.

Një pjesë e këtij fondi që pritet që të përdoret vetëm për sfidat e migracionit, do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të që të përballen me këtë sfidë sa I përket kalimit të paligjshëm të emigrantëve që kalojnë nga “Rruga Ballkanike” drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Me këto mjete shtesë pritet që të financohet forcimi i kontrolleve kufitare, i qendrave për strehimin e refugjatëve dhe programeve të ndryshme për menaxhimin e migrimit.

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen është shprehur se ky ndryshim sa i përket buxhetit të bllokut është I domosdoshëm pasi bota po përjeton ndryshime drastike pas sulmit Rus në Ukrainë .

Von Der Leyen deklaroi se nuk është vetëm Bashkimi Europian që po përballet me krizën e energjisë dhe rrijten e çmimeve në sektorë të ndryshëm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!