Për arsye demografike Serbia e gatshme për shkëmbim territori në Kosovë

schedule12:43 - 6 Gusht, 2018

schedule 12:43 - 6 Gusht, 2018

Për arsye demografike Serbia shprehet e gatshme për shkëmbim territori me Kosovën, duke synuar veriun e Kosovës. Presidenti kosovar Thaçi ka mbetur i vetëm në përkrahjen e kësaj ideje pasi të gjithë e kundërshtojnë.

Serbia i ka dhënë zë kohëve të fundit perspektivës për një marrëveshje të re me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë 10 vjet më parë. Një marrëveshje që mund të shohë të dyja vendet që vizatojnë zona të reja dhe shkëmbejnë territore. Arsyet janë veçanërisht të karakterit demografik. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nëse një marrëveshje e tillë demarkacioni nuk do të zbatohet, shqiptarët do të mund të përhapen në të gjithë Serbinë për shkak të numrit të lartë të lindjeve.

Ideja e Vuçiç është marrja e veriut të Kosovës nga Serbia, ku pjesa më e madhe e popullsisë janë serbë, ndera Beogradi do të japë në shkëmbim rajonin e Luginës së Preshevës e cila popullohet në pjesë të madhe nga shqiptarët.

Më parë Vuçiç ishte shprehur se të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, por ai do të bënte të pamundurën për të rekuperuar diçka, kështu që në fund nuk do të jetë një humbje totale për Serbinë.

Beogradi në këtë pikë do të ishte i gatshëm të njihte pavarësinë e Kosovës.

Një javë më parë, për herë të dytë në dy muaj, presidenti serb Vuçiç dhe ai i Kosovës Thaci u takuan me përfaqësuesen e lartë të bashkimit europian për çështjet e jashtme Federica Mogherini, me objektivin për të arritur një marrëveshje, por pengesat janë ende të shumta

Në fund të takimit Thaçi u shpreh se kishte qenë një takim i shkurtër, shumë i vështirë dhe më i ashpri nga të gjithë ata në gjashtë vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është vendosur kundër presidentit të tij duke refuzuar idenë e ndarjes së Kosovës, duke e konsideruar situatën një luftë. Madje kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh se është e rrezikshme të flasësh për ndarje.

Edhe pse prej kohësh Beogradi ka humbur kontrollin në territorin kosovar, Beogradi vazhdon të pretendojë të drejtat mbi Kosovën dhe liderët serbë janë betuar se nuk do e njohin asnjëherë pavarësiën e vendit. Për këtë arsye Serbia e mbështetur nga rusia po bllokon anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./abcnews.al