Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro tha të enjten se ndihet i dobët dhe që mund të ketë myk në mushkëri pasi ka kaluar tre javë në izolim,i infektuar me koronavirus.
Në videon e tij të parë ‘live’ në Facebook që pasi nisi të merrte veten nga Covid-19, Bolsonaro tha:” Sapo më kanë bërë një analizë gjaku. Isha paksa i pafuqishëm dje. Po ashtu, ata kanë gjetur infeksion. Po marr antibiotikë tani. Mund të kenë qenë ato 20 ditë brenda shtëpisë…Kam myk, myk në mushkëri. Kjo duhet të jetë arsyeja.”
Presidenti kaloi gati 20 ditë në gjysmë-izolim, pasi rezultoi pozitiv për virusin në 7 korrik. Më 25 korrik, ai njoftoi përmes Twitter-it se kishte rezultuar negativ për Covid-19.
Bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, gjithashtu ka rezultuar pozitive për Covid-19, sipas një deklarate nga zyra e shtypit e Presidentit.
Zonja e parë, e cila u pa për herë të fundit në publik të mërkurën pasdite, kur mori pjesë në një ngjarje zyrtare në Brasilia me presidentin, “është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të ndjekë të gjitha protokollet e vendosura,” thuhet në deklaratë. /abcnews.al/