Prej 12 vitesh tashmë tekniku spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola është në ndjekje të trofeut më prestigjoz të Evropës, UEFA Champions League dhe me kalimin e viteve mungesa e një “veshllapusheje” të tretë në arkivin e “gjeniut” iberik po vihet re gjithnjë e më shumë nga futbolldashësit.
Në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së 1/16-ve, të Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e nesërme ndaj gjermanëve të RB Leipizig, Gurdiola tha se treguesi kryesor i suksesit të tij në sytë e tifozëve këtë vit do të jetë pikërisht triumfi në Champions.
“Kjo nuk do të thotë se jam dakord me këtë, por sigurisht që do të gjykohemi nga kjo garë.
Para ndeshjes sime të parë në Champions League me këtë klub, më pyetën: “A ke ardhur për të fituar Champions League?” Mund ta kuptoja këtë nëse do të isha trajner i Real Madridit, por e pranoj. Kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht se çfarë kalojmë”,- tha në fjalët e tij tekniku Guardiola. /i.m /abcnews.al