Pentagoni: SHBA do të dërgojë 550 milionë dollarë armë të reja në Ukrainë

schedule09:16 - 2 Gusht, 2022

schedule 09:16 - 2 Gusht, 2022

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënë se do të dërgojnë në Ukrainë armë të reja, duke përfshirë municione për raketahedhës gjithnjë e më të rëndësishëm dhe armë artilerie.

Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të “përfshijë më shumë municion për sistemet e avancuara të raketave me lëvizshmëri të lartë të njohur ndryshe si HIMARS, si dhe municione” për artilerinë, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby për gazetarët.

Ndihma përfshin 75,000 fishekë me municion artilerie 155 mm, tha një deklaratë Pentagoni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!