Pentagoni: Izraeli kreu sulm në Damask

schedule22:40 - 2 Prill, 2024

schedule 22:40 - 2 Prill, 2024

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Izraeli kreu sulmin ajror të hënën në Damask mbi atë që Irani ka thënë se ishte një ndërtesë konsullate, tha të martën zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Ky është vlerësimi ynë, dhe është gjithashtu vlerësimi ynë që kishte një grusht udhëheqësish të lartë të IRGC-së atje. Nuk mund t’i konfirmoj ato identitete, por ky është vlerësimi ynë fillestar tani,” tha Singh, duke iu referuar Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Singh tha se Pentagoni “nuk ishte njoftuar nga izraelitët për sulmin e tyre, ose objektivin e synuar të sulmit të tyre, në Damask”. Izraeli mohoi pretendimin se goditja ishte një konsullatë, duke thënë të hënën se ishte një “ndërtesë ushtarake e forcave Quds”, e cila është një njësi e IRGC.

Nga ana tjetër qeveria izraelite nuk ka komentuar sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!