Pentagoni: Informacionet e inteligjencës amerikane ndaj Ukrainës janë ‘legjitime dhe të kufizuara’

schedule10:29 - 7 Maj, 2022

schedule 10:29 - 7 Maj, 2022

Zyrtarët amerikanë kanë shmangur pyetjet nëse inteligjenca amerikane ndihmoi Ukrainën të vriste gjeneralët kryesorë rusë dhe të fundoste anijen Moskva, sipas The Guardian.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, mbajti një konferencë për shtyp të premten ku u pyet në lidhje me raportet nëse Pentagoni u ka dhënë informacion udhëheqësve ukrainas për t’i ndihmuar ata të shënjestrojnë dhe vrasin gjeneralët rusë.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan më herët se ata ndanë informacione për vendndodhjen e anijes ruse Moskva me Ukrainën përpara fundosjes së saj muajin e kaluar, por Kirby tha se ishte Ukraina ajo që “merr vendimet” kur bëhet fjalë për mënyrën se si përdor inteligjencën e SHBA-së dhe theksoi rëndësinë se duhet jenë të kujdesshëm kur diskutohet për informacione të tilla.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gjithashtu vendndodhjen dhe detaje të tjera të selisë së ushtrisë ruse, gjë që ka lejuar Ukrainën t’i shënjestrojë ato me sulme artilerie, duke ndërprerë potencialisht komandën dhe kontrollin e pushtuesve.

Mendohet se kjo është arsyeja pse rreth një duzinë gjeneralë rusë janë vrarë në luftime deri më tani, duke nxitur një raport të New York Times këtë javë me titullin “Inteligjenca amerikane po ndihmon Ukrainën të vrasë gjeneralët rusë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!