Pentagoni njoftoi të hënën se ka hequr përkohësisht nga faqja e tij e internetit dhjetëra mijëra fotografi dhe video të afganëve që mbështetën përpjekjet amerikane gjatë luftës, pasi mendohet se janë të ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të talebanëve.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha se duke filluar nga gushti gjatë evakuimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të gjitha imazhet që shfaqnin fytyrat ose tipare të tjera të identifikueshme të afganëve të rrezikuar u hoqën. Ai tha se imazhet do të rikthehen në dispozicion të publikut kur situata të konsiderohet e sigurtë.
Zoti Kirby tha se 124 mijë foto dhe 17 mijë video u hoqën dhe u arkivuan në Shërbimin e Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes.