Balona kineze që u rrëzua nga SHBA në shkurt mbi Atlantik nuk mblodhi asnjë informacion gjatë fluturimit mbi tokën amerikane, tha Pentagoni të enjten.
“Ne besojmë se nuk ka mbledhur informacione gjatë kalimit apo fluturimit mbi SHBA,” tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Pat Ryder.
Shtetet e Bashkuara “ndërmorën hapa për të kufizuar” informacionin që mund të merrej nga balona, gjë që sigurisht dha rezultatin që ne prisnim, shtoi ai.
/abcnews.al