Rama: Jemi në kushtet ku edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë cështje që s mund të adresoheshin më parë. sot jemi në 12 mil turistë vizitorë me pasaporta të huaja, nga 2 mln që e morëm në fillim. Kemi patur 300-400 miln euro investime të huaja, sot jemi në mbi 1.5 miliardë. Duke qenë se ju e njihni politikën më mirë, se 99% e deputetëve të parlamentit, ju them se kemi patur një rrugë të vështirë edhe për një arsye që është gjithmonë e më e pranishme.
Gjëra që ndodhin jashtë vullnetit tonë, nuk i vendosim ne por duhet të përballemi, nga pandemia, tërmeti, lufta në Ukrainë e tani lufta në Lindjen e Mesme, që vjen këtu te cmimi i naftës. Shpresojmë armëpushimi të cojë në zgjidhje përfundimtare para se simpotmat e cmimit të naftës të shfaqen te cmimet e ushqimeve.
Gjëja e parë që do mendojmë jeni ju, të tjerët vijnë pas. Dhe bashkë me ju edhe familjet në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat po përgatisim një skemë të re të bazuar te një kartë e shpenzimeve në bazë të shportës.
Asnjë lek të mos përfundojë në pijetore apo bixhoz, por duke bërë këtë ato lekë, që përmes kartës do të mund të shpenzohen me artikujt bazë në cdo lloj dyqani, pike ku blihen ushqime të jenë të gjitha me TVSH në mënyrë që ajo tvsh që në shumë raste merret mënjanë nga shitësi të shkojë prap në buxhet dhe të kthehet te ju.


