TIRANË– Hyn në fuqi marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.
Lajmin e dha kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shton se kjo marrëveshje do të sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet.
Shefi i qeverisë thekson se çdo qytetar shqiptar dhe italian, që ka punuar dhe derdhur kontribute në vendet respektive do t’u njihen ato për efekt pensioni.
“Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut. Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre”, shkruan Rama
/abcnews.al



