Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pensionet/ Ekspertja e Ekonomisë: Niveli i ulët i indeksimit, i pritshëm. Sefa: Zgjidhja do të ishte indeksimi i diferencuar

schedule20:09 - 10 Tetor, 2025

schedule 20:09 - 10 Tetor, 2025

Tashmë prej 1 tetorit ka hyrë në fuqi edhe indeksimi për pensionet, këtë herë në masën 2.5% janë përfitues të këtij detyrimi ligjor që qeveria ka për këtë kategori mbi 753 mije individë.

Me këtë indeksim pensioni urban arrin ne 20 100,. Ndërsa ai rural 12 170 lekë.

Për të folur për këtë çështje të ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ishte eksperti i Ekonomisë, Ergis Sefa dhe Ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë ekspertja Teuta Nunaj.

Gjatë fjalës së saj, ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha se ishte e pritshme që indeksimi të ishte në një nivel të ulët, duke shpjeguar se inflacioni ka qenë në nivelet më të ulëta.

“Është një formulë e përcaktuar dhe pritej që të ishte në një nivel të ulët indeksimi pasi edhe inflacioni ka qenë në nivelet më të ulëta. Çështja është që gjatë vitit të kaluar kemi pasur një ulje të përgjithshme të çmimit, një inflacion disi më të ulët se një vit më parë dhe kjo është arsyeja përse kemi 2.5%.”, tha ajo.

Nga ana e tij eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, shpjegoi indeksimin e pensioneve, duke nënvizuar se zgjidhje sipas tij do të ishte indeksimi i diferencuar.

“Duhet të bëjmë një dallim ndërmjet indeksimit dhe rritjes. Indeksimi nuk është rritje. Indeksimi është detyrimi ligjor për të barazuar me rritjen e çmimeve. Janë rritur çmimet në njëfarë niveli të caktuar, dhe qeveria tenton që të indeksojë pensionet në të njëjtin nivel në mënyrë që të ngelë po e njëjta fuqi blerëse. Pra nuk është se është një rritje, por ndodh e përvitshme si pasojë e inflacionit. Padyshim që është i vogël se si pasojë e përgjithshëm inflacioni ka qenë i vogël. Por nëse do të marrim dhe këtu është problemi që kanë një pjesë e mirë e pensionistëve, vetëm produktet bazë që përdorin pensionistët. Kryesisht janë tek ushqimet dhe tek barnat dhe po të shohim çmimet janë mbi 2.5 % rritja e tyre dhe këtu pastaj ka vend për diskutim. Pasi të dhënat tregojnë që duhet të kemi indeksim më të lartë. Kush ka një pension më të ulët të ketë një indeksim më të madh…Pra futet edhe indeksimi i diferencuar. Por këto janë çështje për t’u diskutua”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!