“Pengu i Migjenit” përlot Vangjel Toçen: E zhbirova në shpirtin e tij, dhimbje kur u hoq tabloja

schedule12:22 - 17 Shtator, 2024

schedule 12:22 - 17 Shtator, 2024

Ende sot përlotet kur kujton rolin e Migjenit. Vangjel Toçe rrëfen në Pas Mesnatë, emocionet e rolin si edhe dhimbjen e madhe kur iu hoq tabloja e filmit, ndërsa thotë se forcën, sigurisht e gjeti te familja e tij.

“Një cik i dobët por i madh në shpirt, kam një grua që ka në shpirtin e saj, në sytë e saj, në zemrën e saj vetëm muzikë, vetëm dashuri. Ne jemi dy persona që kemi jetuar edhe të pajetuara, i kemi jetuar me shumë burrëri, jemi një familje e tillë. Po dëgjoja bisedën me Dianën dhe dëgjoja një anë të brendshme që thosha me sinqeritet mos vallë unë kam emocion për gjëra të tilla? Jo unë jam i ndershëm, i kuptueshëm, i dashur, i kam të gjitha, të gjitha të pastra ashtu si sytë e Denadës, sytë e fëmijëve të mi.”

Unë kam luajtur Migjenin, e zhbirova në shpirtin e vet. Pata një gëzim të madh, një dicka që duhet t’i futesha edhe veprës së Migjenit, e kam lexuar me endje dhe kur filmi mbaroi ditën që do shfaqeshe filmi, atë natë që prisnim të dilnim, mua më vjen një lajm sa I mirë edhe shumë i keq. Më hoqën tablonë e filmit duke thënë që ‘jeni të hequr, sepse keni një biografi jo të mirë’. E kam recituar Migjenin, e kam parë figurën e tij sa herë shfaqet në televizor dhe thoja paska shumë gjëra të tjera që këto vlera i paska ky njeri. Afrohesha me Migjenin edhe nga ana e brendshme,” rrëfen i përlotur Vangjel Toçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!