Pengesat në krijimtari? Primo Shllaku: Nuk i shoh si fatkeqësi, por ‘dashni’ e fatit tim

schedule10:19 - 3 Tetor, 2023

schedule 10:19 - 3 Tetor, 2023

Pengesat në krijimtari, Primo Shllaku nuk i quan fatkeqësi por ashtu sic shprehet ai ‘dashni’ e fshehtë e fatit të tij. I ftuar në Pas mesnatë, Shllaku rrëfen vështirësitë e hasura në kohën e regjimit, për të sjellë në jetë veprat e tij.

“Jam kundër interpretimit të anulimeve si fatkeqësi të mia. I shoh si një dashni e fshehtë e fatit tim, unë nuk i duhesha asaj epoke, sepse ajo epokë nuk më duhej mua. Kështu që, vetëm kam marrë frymë, kamë lëshu shtat, kam marrë mësime në shkolla, por gjithë përpjekja ime ka qenë me mbet I paprekur prej asaj fryme që shumë shokë të mi, miq, kolegë i la pa vepër”, thotë ai.

Refruar pozive të tij, Shllaku thotë se karakterin liriko erotik e ka marrë vesh prej të tjerëve, pavarësisht se ishte ai vetë krijues i poezive. Ndër të tjera Shllaku u ndal edhe në personazhin e romanit, I cili pritet të shohë dritën e botimit së shpejti

“Marini është një persona epoke por edhe një individ shumë I vecantë, ka disa veti parapsikologjike me të cilat lexuesi duhet të njihet vetë. Nuk e di a mund ti ikim ne vetes. Letërsia është një prizëm ku përthyhet gjithë bota, projeksion I saj është vepra jote. Marin Shita, është një personazh epoke ku qenia e tij edhe këtë herë nuk është qenia e tij klasore, nuk është një njeri I pasur. Në një epokë që filloi me zhvillu luftën e klasave shtrohet pyetja, si do të trajtohet ky njeri që ka një forcë kaq të madhe, ku do shkojë?

Kur e fusin në burg, e fusin sepse kishin frikë se ky njeri mund të përsërisë eksperimentin me miq të qeverisë së re. Dhe vuajtja e tij ndodh pikërisht se nuk arrin të bëjë lidhjen mes fuqisë së tij dhe kuptimit ose, c’ka mund të realizonte ai politikisht përmes asaj fuqie. Por gjithmonë, mblesëria bëhet përmes shokut të tij të ngushtë që ka ideale politike” tregon Shllaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!