PSG-Marseille prodhoi vetëm një gol dhe plot 5 kartonë të kuq mbrëmjen e kaluar. Miqtë fituan 0-1 klasiken e futbollit francez falë golit të Thauvin në pjesën e parë, ndërsa minutat e fundit sollën një sherr masiv mes lojtarëve të dy ekipeve.
Kurzawa, Paredes dhe Neymar përfunduan me të kuqe në kampin e nënkampionëve të Evropës, kurse Amavi dhe Benedetto ishin të ndëshkuarit në krahun tjetër. Neymar ka shpërthyer në kritika ndaj Alvaro Gonzalez, mbrojtësit spanjoll të Marseille.
“E vetmja gjë për të cilën pendohem është fakti që nuk ia plasa një grusht fytyre atij shkërdhate. Ku është VAR-i? E thjeshtë të dallosh agresivitetin tim, por tani pres dënimin e atij racisti.
Marseille player Álvaro Gonzalez telling Neymar “shut up monkey” in French.
Neymar replying “Racismo no?”
Awful. pic.twitter.com/Vjufv5oLlO
— LDN (@LDNFootbalI) September 13, 2020
Më ofendoi me fjalët ti majmun, këlysh ku*ve. Ndërkohë unë u ndëshkova me të kuqe, po me atë çfarë ndodhi? “, shkruan sulmuesi brazilian në Twitter. /abcnews.al