Pendarovski: Negociatat me Sofjen janë në fillim

schedule10:49 - 27 Janar, 2022

schedule 10:49 - 27 Janar, 2022

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, këtë te enjte ka deklaruar se me qeveritë  e reja të Shkupit dhe Sofjes vërehet një energji e re, por ky është vetëm fillimi, një fazë fillestare.

Ndër të tjera ai është shprehur se  dy vendet janë larg arritjes së një marrëveshjeje.

“Edhe unë si president do të kontribuoj në këtë proces dhe për më pak se një muaj do të takohem me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, ka thënë Pendarovski.

Gjithnjë e më shumë sondazhet tregojnë se mbështetja për integrimet evropiane në mesin e qytetarëve të Maqedonisë është në rënie e sipër, tha presidenti Stevo Pendarovski në një tryezë të rrumbullakët të Këshillit të Ambasadorëve ku u debatua në temën “anëtarësimi i Ballkanit Perëndimorë në BE”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!