“Hajdut dhe ordiner”, Kukësi shpërthen ashpër kundër arbitrit kryesor

schedule18:44 - 3 Mars, 2021

schedule 18:44 - 3 Mars, 2021

Kukësi ditën e sotme u mund nga Laçi me shifrat 1-2, teksa penalltia e shndërruar në gol nga Lushkja dhe e fituar nga Xhixha ishte një rast i dyshimtë. Menjëherë pas ndeshjes ka reaguar klubi i Kukësit, që ka kritika të ashpra për arbitrat, që sipas deklaratës, do kallëzohen në prokurori.

REAGIMI – Sot ne “Elbasan Arena” u gjykua nje tjeter ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na demton edhe nje here tjeter ne menyre direkte duke ndikuar ne rezultat. Kamikazi Kola akordon nje penallti te paqene kunder skuadres sone, duke i dhene mundesi ekipit kundershtar per te kaluar ne avantazh ne momentet kur ekipi yne kishte ne dore frenet e lojes.

Pavaresisht se FK Kukesi kishte kerkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste qe ky kamikaz te mos gjykonte me ekipin tone, Kola u percaktua ne ndeshjen ndaj nesh me tendencen per te na demtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon nje gol te rregullt te ekipit tone, sot behet vendimtar me kartone te shumte kunder nesh dhe me vendime plotesisht te njeanshme.

Futboll Klub Kukesi nuk mund te prese me gjate per te lejuar keto palo arbitra te tallen me djersen tone dhe menjehere do te marre masat e nevojshme duke bere nje kallezim penal ne Prokurori dhe Federaten Shqiptare te Futbollit per te marre masa per denimin e ketij arbitri hajdut dhe ordiner. Ne si klub, nuk pranojme me qe kurre nje arbiter ordiner si Kola te gjykoje me ndeshjet tona! /abcneës.al