analizë nga Isildo Musta
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të luajnë pasditen e sotme, “aktin” e fundit të “Katar 2022”, nën prezencën e mbi 80 mijë tifozëve, që do të jenë të pranishëm në “Lusail Stadium”, pa llogaritur 2/3-ën e Botës, që do ta ndjekin përballjen nga ekrani i TV.
Padyshim, që gjithë Bota “sytë” do i mbajnë te Lionel Messi, me “pleshtin” që është thjesht 1 ndeshje larg, së shpalluri Kampion Bote e për rrjedhojë, si “lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.
Për Leon tashmë është hera e dytë që arrin në një finale Botërori, ku më parë e arriti një gjë të tillë, në Kupën e Botës, “Brazil 2014”, por në atë përballje ndaj Gjermanisë, “pancerat” u treguan më cinik dhe ia “rrëmbyen” nga dora, trofeun e shuëm dëshiruar nga “pleshti”.
Një “statistikë” interesante tregon se Messi mund të jetë fitues i këtij edicioni. Sipas “supersticioneve”, penalltia e humbur ndaj Polonisë, në ndeshjen e tretë të grupeve, mund të sjellë sërish trofeun në Buenos Aires, pasi një gjë e tillë ka ndodhur dhe 2 herë më parë, fillmisht në vitin 1978, ku lojtari më i mirë i Argjentinës, Mario Kempes, ashtu si “pleshti” humbi penalltinë, por në finale arriti të “shkatërrojë” Hollandën me rezultatin 3 me 1.
Në vitin 1986 po i njëjti skenar, Diego Armando Maradona humb një penallti në ndeshjen e tretë dhe në finale, Kombëtarja “albiceleste”, arrin të “rrëmbejë” dhe një trofë tjetër, pasi mundën me rezultatin 3 me 2, Gjermaninë Perëndimore në finale.
Në krahun tjetër, Franca ka një skuadër të mbushur plot me talentë të rinj dhe super “yje” në moshë të pjekur, të cilët padyshim do t’ua kthejnë argjentinasve jetën në një “ferr” të vërtetë.
“Gjelat” tashmë janë pjesemarrës për të dytën herë rradhazi në një finale Botërori, ku që prej vitit 1998, “blutë” kanë marrë pjesë në 4 finale të ndryshme, ku kanë fituar 2 prej tyre. I pari u fituar në Botërorin 1998, ku në finale Franca mposhti një kundërshtar të fortë, siç ishte Brazili i Ronaldos e Rivaldos, me rezultatin e pastër 3 me 0.
Në vitin 2006, francezët arritën deri në finale pas performancave magjike të Zinedine Zidane, por në finale, Zidane i cilësuar si një ndër mesfushorët më të mirë në histori, mbireagoi ndaj disa fjalëve të Marco Matterazzit dhe u dërgua jashtë me karton të kuq, gjë e cila i kushtoi “gjelave”, trofeun e dytë në vetëm 8 vjet.
Finalja e rradhëz do të vijë në Kupën e Botës, “Rusi 2018”, ku një super Kylian Mbappe ishte i pandalshëm dhe i etur për fitore, gjë e cila e tregon dhe rezultati 4 me 2, në finale ndaj Kroacisë, duke I dhuruar të tijve, yllin e dytë në fanellë.
Asnjë nuk mund të parashikojë finalen e sotme, por një gjë është e sigurtë, Messi dhe Mbappe do të dhurojnë spektakël të garantuar, në një përballje për “jetë a vdekje”. /i.m /abcnews.al