10 punonjës policie janë penalizuar për shkak se kanë shpërdoruar detyrën, Prokuroria e Tiranës pas sinjalizimit nga autoritetet franceze në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave dhe SHÇBA-në ka zbuluar një rast të kontrabandës së automjeteve. Në pranga ka rënë Arben Grabovari së bashku me 4 punonjës policie, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra.
Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me drejtorin e doganave dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kanë finalizuar një operacion që kishte të bënte me kalim kontrabandë të automjeteve të cilat ishin të vjedhura në Francë. Kjo aferë korruptive e punonjësve të policisë doganore ishte sinjalizuar nga autoritetet franceze. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj gjatë një konferencepër mediat së bashku me zëvëndës-drejtorin e SHÇBA Adriatik Ago dhe Drejtorin e hetimit në Drejtorin e Doganave Ervin Braja u shpreh se punonjësit e policisë janë bërë pjesë konkrete e veprimtarisë së Kontrabandimit.
Prokurorja e çështjes Mirela Çano Zavalani ka treguar më tepër detaje për këtë hetim të nisur në shkurt të 2019. Arben Grabovari, ky person ka arritur që të kalojë kontrabandë 54 makina është arrestuar në prill. Ndalimi i tij u bë në pikën e Qafë Botës pasi tentoi të hynte në shtetin Grek duke përdorur një pasaportë greke.
Kjo veprimtari është kryer në 4 pika kufitare atë të Qafë-botës, Kapshticë, 3 urat dhe Morinë. Hetimet për këtë çështje nuk janë mbyllur pasi dyshohet se një pjesë ë automjeteve të cilat janë futur kontrabandë në vendin tonë, mund të jenë përdorur për të kryer akte të ndryshme kriminale. Pasi policët e pikave kufitarë nuk kanë pasqyruar numrat e shasive.
/ABC News Albania 24/7