Këtë fillim viti, të rinj vullnetarë i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës në nismën për shtimin e gjelbërimit. Bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj ata mbollën 52 pemë në parkun e liqenit artificial.
“Unë besoj se e mira vjen gjithmonë me më shumë përpjekje, me më shumë idealizëm, me më shumë progres, dhe vjen gjithmonë përpara. Duke mbajtur kokën mbrapa nuk fitojmë asgjë, por duke parë çfarë potencialesh kemi, ne mund të kemi ditë edhe më të mira. Ne e kemi vetë në dorë ta prishim këtë qytet, siç e kemi vetë në dorë ta bëjmë e ta lulëzojmë këtë qytet. Kemi mbjellë sot 52 pemë për 52 javët që do të vijnë sepse duam që çdo javë të karakterizohet nga kjo ndjesi pozitive”, tha Veliaj.
Pas mbjelljes së një milion pemëve, kryebashkiaku Veliaj vendosi një tjetër objektiv dhe ftoi qytetarë e biznese për të kontribuar
“Të shfrytëzojmë këtë stinën e mbjelljes deri në prill, edhe të sigurohemi që Tiranës i lëmë 100 mijë pemë të tjera. Do të vazhdojmë një tjetër iniciativë të bukur, që është iniciativa e fëmijëve që mbjellin pemë për ditëlindje. Shpresoj shumë që edhe simbolika e mbjelljes, ku mbjellim më shumë oksigjen sesa sherr, mbjellim më shumë gjelbërim sesa inate edhe mllef, duhet të jetë në fakt metafora e këtij qyteti. Kur ne mbjellim dashuri dhe bashkëpunim, gjërat ecin përpara. Kur ne mbjellim këto cic micet e vogla, dhe inatet e përçarjes, sigurisht që ora shkon mbrapa.”, shtoi Veliaj
Tirana, sipas kryetarit të bashkisë, po përgatitet për të marrë Presidencën e B40 një nismë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për të pritur më shumë turistë se vitin që lam pas./abcnews.al