Kukësi luan në transfertë kundër Egnatias të dielën dhe ekipi verilindor do kërkojë të reagojë pas humbjes së pësuar ndaj Tiranës me katër gola.
Trajneri Diego Longo do të jetë më i qetë për këtë ndeshje, pasi mund të aktivizojë edhe mbrojtësin Jorgo Pëllumbi, të cilin e kanë marrë në huazim nga Varazdin në Kroaci.
Një lajm të mirë italiani e ka marrë edhe nga infermieria, pasi është rikuperuar sulmuesi brazilian, Vitor Feijao.
Autori i pesë golave me Kukësin do të jetë gati ndaj Egnatias dhe është një forcë e shtuar në skuadrën e Longo, që do tentojë me çdo kusht tre pikët. / abcnews.al