Pëllumb Pipero: Kulmin e epidemisë e kemi arritur, kur presim rënie

schedule23:38 - 9 Prill, 2020

schedule 23:38 - 9 Prill, 2020

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero është shprehur se në gjykimin e tij e kemi kaluar kulmin e epidemisë në javën e kaluar. Sipas tij nga fundi i prillit numri i rasteve do të ulet ndjeshëm.

Unë besoj që ne e kemi kaluar kulmin e epidemisë javën e shkuar. Ka disa indikatorë që unë i konsideroj shumë të rëndësishëm. Në mendimin tim, kurba ka qenë e butë, jo shumë problematike për kapacitetet tona shëndetësore dhe kjo falë një sërë masah efektive dhe kërkesës së llogarisë për t’i zbatuar këto masa. Një rol të rëndësishëm kanë dhënë edhe këshillat e specialistëve.

Rënia numrit të telefonatave tek 127 është i dukshëm, ulja e rasteve që shtrohen çdo ditë dhe shtimi i rasteve të shëruara apo atyre që dalin çdo ditë është i dukshëm. Një indikator tjetë i rëndësishëm është, jo ulja e numrit të rasteve që merrren përmes testimeve, por ulja e përqindjes. Pra, sot kishim 9 raste dhe janë realizuar 230 mostra, pra është ulur përqindja e pozitivitetit.

Duke gjurmuar rastet e kontaktit, ne kemi patur përqindje relativisht të lartë 15% apo 16 % të pozitivitetit.

Kjo kurbë tek ne ka patur dy kulme të vogla. Unë besoj që ne e kemi kaluar pikun e epidemisë javën e shkuar, tani jemi në atë që ne e quajmë sheshpushim dhe besoj që fillimin e javës tjetër numri do shkojë duke rënë.

Besoj që nga fundi i prillit numri do të jetë shumë i ulët. Ndoshta do të kemi disa raste sporadike në maj. Jam shumë optimist që paralelisht me të do të shkojë dhe lirimi i masave”, deklaroi mjeku në “Opinion”.