Peligrinazh në Tomorr/ Mijëra bektashinj kremtojnë festën e shenjtë të Abaz Aliut

schedule20:14 - 19 Gusht, 2023

schedule 20:14 - 19 Gusht, 2023

Ka nisur në Malin e Tomorrit peligrinazhi i përvitshëm. Mijëra pelegrinë qendrojnë përgjatë 5 ditëve në vendin e shenjtë të Abaz Aliut. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre, bëjnë kurbanin e festës dhe ngjiten në këmbë deri në varrin ku prehet shenjtori.

Në teqenë e Kulmakut po kryhen të gjitha ritet.

Të parët që kanë mbërritur në mal janë blegtorët e zonës që ofrojnë qengjat për besimtarët, simbolin e kësaj feste.

Nga ana tjetër besimtarët janë mbledhur bashkë, kanë nisur pjekjen e mishit, ndërsa festojnë me miq e të afërm.

Për ta kjo festë ka një rëndësi të madhe. Luten për shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Ditët e pelegrinazhit në teqenë e Kulmakut mbledhin çdo vit rreth 500 mijë besimtarë.

Pelegrinazhi mbyllet në 25 gusht, ndërsa kulmi i festës është në datën 23./abcnews.al