Peleshi: Situatë e qetë, dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme vijon puna për kapjen e autorëve

schedule11:05 - 7 Gusht, 2021

schedule 11:05 - 7 Gusht, 2021

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi në një videomesazh nga Vlora bën me dije se mëngjesi i kësaj të shtune në krahasim me një ditë më parë është më i qetë përsa i përket vatrave të zjarrit.

Peleshi i shoqëruar nga prefekti i Vlorës bën me dije se vatra të riaktivizuara gjatë mbrëmjes janë një në gjirin e Gramës dhe një tjetër në Dukat.

Sipas tij dyshimet janë të forta për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj vijon puna për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Ndër të tjera ai bën thirrje komunitetit që të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

“Kemi filluar operacionin për shuarjen e zjarrit me mbështetje të helikopterit të ardhur nga Holanda. Kemi pasur një qetsim dhe shuarje të zjarrit krahasuar me ditën e djeshme. Në gjirin e Gramës ka pasur një vatër të re dhe një rindesje në Dukat ku po punojmë që prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e tij. kemi dyshime të mëdha për zjarrëvënie të qëllimshme dhe do të vijojë puna për ndëshkimin e tyre. Gjithashtu vijon e hapur ftesa për të gjithë komunitetin që të na ndihmojë që të vëmë para përgjegjësisë të gjithë fajtoret”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Beteja me zjarret, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Nisin punën helikopterët holandezë e çek

Ndërkohë në një njoftim të bërë nga ministria e Mbrojtjes në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e vatrave të zjarrit Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë dy zonat më problematike.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!