Peleshi në Rehovë të Kolonjës: Festat lokale, energji për zhvillimin rural

schedule11:41 - 21 Maj, 2018

schedule 11:41 - 21 Maj, 2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi, deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bene pjese e festes lokale te zhvilluar ne Rehove te Kolonjes . Të tilla festa janë potenciale të mirëfillta zhvillimi rural dhe agroturistik u shpreh Ministri Peleshi.

Rehova në Kolonjë është pjese e programit 100 fshatrat. Është përzgjedhur për potencialet që ka në zhvillimin rural dhe agroturistik duke u bazuar më tepër në traditat, dhe në atë që vlerësohet më shumë, në bashkëveprimim midis vetë komunitetit.

Festa e Rehovës është një shembull i pastër i këtij bashkëveprimi ka thënë ministri I bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi sipas të cilit aktivitete të tilla janë pjesë e një modeli të ri të një zhvillimi rural që shteti shqiptar po ndjek, që do thotë një politikë e thjeshtë e drejtëpërdrejtë dhe jo ajo e fjalëve të mëdha.

“Ky aktivitet shumë interesant, që në fakt bën pjesë në një politikë të re, që ne duam të fillojmë përsa i përket zhvillimit rural. Pra, jo një politikë me fjalë të mëdha por një politikë të ngjarje të vogla si kjo, por që sjellin shumë energji, krijojnë energji, sjellin trafik, pra sjellin vizitor dhe rrisin të ardhurat lokale. Rehova, edhe pse e meriton, hyri në gjerdanin prioritar për zhvillim pra, në 100 fshatrat.”

Në fjalën e saj deputetja e zonës, Elisa Spiropali u shpreh shumë e lumtur që zona që ajo përfaqëson është pjesë e projektit të përbashkët të katër ministrive “100 fshtatrat” dhe se sigurisht ky besim dhe mundësia që iu dha kësaj zone dhe këtyre banorëve, duhet të shoqërohet me një punë të madhe, sepse zhvillimi rural dhe fuqizimi i ekonomisë në përgjithësi kërkon sakrifica dhe dëshirë për të punuar.

“Falenderoj nga zemra Nikon, ministrin e Bujqësisë për përfshirjen e Rehovës në një nga 100 fshatrat e Shqipërisë  për t’u zhvilluar. Sigurisht me punë duke aplikuar, duke e merituar dhe duke bërë të mundur që një pjesë e njerëzve të jetojnë edhe më mirë më punët e tyre.”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!