Në Rrmaj të Shkodrës të gjithë besimtarët katolikë përkujtuan të afërmit e tyre të vdekur. Kjo njihet ndryshe edhe si dita e Purgatorit.
Lutja për më të afërmit që prehen në varreza, një qiri i ndezur në kujtim të tyre, lule të freskëta. Për besimtarët katolike dita e pare e Nëntorit njihet ndryshe si dita e të gjithë shenjtërve dhe dita e Purgatorit. Çdo katolik në botë e ndez një qiri, me besimin e një drite të amshuar që nuk shuhet asnjëherë.
Varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër në këtë fillim Nëntori kthehen në një qendër pelegrinazhi. Jeta e një besimtari nis me pagëzimin kalon nëpër vdekje dhe nuk do të ketë kurrë mbarim. Me këtë besim katolikët në të gjithë vendin kujtuan njerezit e tyre të vdekur./abcnews.al