Pele qetëson tifozët: Ndihem mirë, probleme normale për moshën time

schedule17:34 - 14 Shkurt, 2020

schedule 17:34 - 14 Shkurt, 2020

Djali i Pele, Edinho foli tre ditë më parë rreth situatës së vështirë shëndetësore të babait të tij, duke theksuar se ka probleme për të lëvizur dhe nuk del më nga shtëpia. Legjenda e futbollit botëror ka reaguar duke qetësuar tifozët e shumtë.

79-vjeçari tregohet i sinqertë në rrëfimin e tij dhe i cilëson si normale dhe të moshës këto probleme. Ditët janë të ndryshme, por frika nuk ekziston te një person si braziliani i famshëm.

LEXO EDHE: Momenti i keq dhe depresioni i “Mbretit”, djali i Pele shpjegon shkakun

Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet, por jam mirë. Problemet shëndetësore janë normale për njerëzit e moshës time. Ndihem mirë, i pranoj limitet fizike dhe dua të vazhdoj të rrokullis topin. Nuk po i shmangem angazhimeve të mia. Kam ditë të mirë dhe të këqija, por nuk kam aspak frikë. Jam i vendosur dhe i sigurt në atë që bëj“, thekson Pele. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!