Shqipëria është një nga tetë vendet që firmosën rezolutën për sanksione ndaj Koresë së Veriut për shkak të testeve raketore të Penianit. Por miratimi i saj dështoi nga bojkotimi i vendeve të tjera, kryesisht Kinës dhe Rusisë
Nuk është arritur një marrëveshje në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për rezolutën e cila dënonte qëndrimin agresiv dhe testet raketore të Koresë së Veriut. I propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksti u bojkotua nga Kina dhe Rusia. E treta brenda një muaji, mbledhja nuk arriti më shumë se një deklaratë të përbashkët të firmosur nga tetë vende anëtare.
Vendet që kanë mbështetur rezolutën janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Franca, Irlanda, Norvegjia, Emiratet e Bashkuara arabe dhe Brazili.
Vendet që e bojkotuan ishin: Rusia, Kin, Meksika, Indi, Gabon, Kenia dhe Gana.
Ambasadorja amerikane në OKB u shpreh e shqetësuar për popullsinë në Korenë e Veriut, duke thënë se shpenzimi i miliard dollarëve në teste raketore, në një kohë që njerëzit po vuajnë urinë, është e pakuptueshme. Pekini nga ana e tij denoncon një rreth vicioz dënimesh, sanksionesh dhe tensionesh duke u shprehur se gjatë presidencës së Trump, testet raketore të Penianit u ndërprenë.
Ambasadori kinez në OKB tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një kthesë në marrëdhëniet me Korenë e Veriut, duhet më shumë sinqeritet dhe fleksibilitet.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u shpreh se dështimi i kësaj rezolute shkon në favor të Koresë së veriut, e cila ka shumë mundësi të vazhdojë me politikat e saj agresive./abcnews.al