Pedro i ka idetë e qarta: Duhet mentalitet fituesi, kërkojmë rikthimin në Champions

schedule11:19 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:19 - 26 Shtator, 2020

Sulmuesi i ri i Romës, Pedro, ka rrëfyer se si po përshtatet me futbollin italian. Ish-lojtari i Chelseas dhe Barcelonës numëron plot 29 trofe nën supe dhe kërkon t’ia “infektojë” këtë mentalitet edhe ekipit romak.

Gjithashtu ai është ndalur dhe tek vendimi i Edin Dzekos për të qëndruar si dhe ka treguar objektivat e ekipit për këtë sezon. “Unë gjithmonë dua të fitoj, madje zemërohem nëse humbas edhe në stërvitje.

Besoj se mund ta mbyllim kampionatin në vendin e tretë apo të katërt si dhe mund të ecim para në Kupën e Italisë. Duhet të luftojmë shumë edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Një nga arsyet se përse zgjodha ta vazhdoj karrierën time këtu ishte prania e lojtarëve si Edin Dzeko apo Henrikh Mkhitaryan,” deklaron spanjolli.

“Dzeko është kapiteni ynë dhe të gjithë e dimë rëndësinë e tij në dhomat e zhveshjeve. Ne duam të rikthemi në Champions League dhe të përmisohemi akoma më shumë. Unë personalisht jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të luaj sa më mirë të dielën.

E thashë edhe më parë nëse lufton për vendin e katërt atëherë përfundon në vendin e shtatë. Objektivi ynë minimal është arritja mes tre apo katër ekipeve mes të mira. Kërkoj që t’i jap ekipi një mentalitet fituesi, pasi është diçka shumë e rëndësishme,” mbyll Pedro. /abcnews.al