Emisioni “Stop” denoncoi mbrëmjen e sotme një tjetër skandal që ndodh në auditoret e universiteteve publike dhe mënyra se si merren provimet.
Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” dokumentoi me zë dhe figurë se si pedagogu Denis Himçi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.
Madje, pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë studenten nëse do të plotësonte dëshirat e tij./ABC News Albania 24/7