Pedagogu Guralumi flet për studentët e tranzicionit: Kishin shumë pasion, sot kanë pushtuar skenat ndërkombëtare

schedule16:17 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 16:17 - 15 Dhjetor, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, violinçelisti dhe pedagogu, Pjetër Guralumi, ka folur dhe për brezin e ri, që kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e muzikës. Ai ka thënë se pasioni vazhdon, por problemi është që jeta koncertale duhet të jetë akoma më e gjallë.

Madje, Guralumi ka marrë dhe shembull brezin e studentëve të vitit ’97, të cilët sot janë bërë shumë të suksesshëm në botë.

“Brezin e ri sigurisht që e shoh me pasion. Edhe këta studentët që shikoni në foto i ka kapur ajo periudha e ’96-97, e tranzicionit dhe shumë kanë lëvizur. Kemi qene kuartet, nga që nuk ka pasur shumë studenta violinçeli atë vit dhe i kam rënë unë. Isha dhe pedagogu dhe pjesë e studentëve. Persida sot është në Bruksel, Etleva është në Amerikë, ajo është mësuese, ka dhe nxënës të vetë. Kela Kokolani është në orkestrën kombëtare të Athinës dhe është aktive. Pra, këto dhe luajnë muzikë dhome dhe janë në orkestër. Edhe studentët e sotëm ka me pasion. Problemi është që jeta koncertale duhet të jetë akoma më e gjallë, që këto studentë ta rivlerësojnë veten e tyre me publikun”, rrëfeu artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!