Pedagogët nuk tërhiqen: Do të futemi në grevë urie, presidenti të na garantojë jetën

schedule16:23 - 2 Nëntor, 2022

schedule 16:23 - 2 Nëntor, 2022

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se pedagogët nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për grevë urie.

Kovaçi tha se nëse marrin garanci, 30 pedagogë do hyjnë në grevë pasi qeveria nuk i plotëson kërkesën për rritjen e pagave.

Më tej Kovaçi tha se pedagogët do futen në grevë urie së bashku me familjarët e tyre pasi qeveria nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me kërkesat e tyre në lidhje deri në afatin e vendosur nga ata që ishte ora 16:00.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. Nëse marrin garanci për jetën 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë. Do jenë në pritje të një përgjigje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen do e presin në ambientet e politeknikut”, tha Kovaçi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!