Pedagogët e shkencave sociale pro studentëve

schedule15:34 - 16 Janar, 2019

schedule 15:34 - 16 Janar, 2019

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale janë rreshtuar krah studentëve protestues ndërkohë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë. ndërkohë që dita e shtatë e ngujimit në mjediset universitare i gjen të ndarë studentët e Drejtësisë dhe Ekonomikut. Këta të fundit kanë bllokuar dhe hyrjen e fakulteteve për të mos lejuar studentët që të zhvillojnë mësim apo t’i drejtohen sekretarive mësimore.

Ligji për arsimin e lartë praktikisht ka rënë. E ka rrëzuar vetë kryeministri Rama me vendimet e qeverisë që ka firmosur funddhjetorin e vitit të shkuar. Mendimi është i pegagogut të shkencave politike Kledi Këllici pjesë e Asamblesë së Personelit Akademik të Shkencave Sociale, e cila problemet që po kalon unviersiteti ja atribuon ligjit për arsimin e lartë.

“Tani duhet të ndajnë mendjen, a duhet të aplikohet ligji apo të lëshojnë VKM të vazhdueshme të cilat bien në kundërshtim me ligjin. Duke që me VKM-të e vazhdueshme ligji nuk po funksionon kështu që në njëfarë mënyre ligji ka rënë automatikisht. Duhet të kërkohet një shprehje nga ana e parlamentit. VKM-të sot mund të lëshohen, nesër mund të rrëzohen prapë. Kështu që kërkohet një garanci më e madhe juridike përsa i përket ligjit”, tha ai.

32 pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale një ditë më parë firmosën për shfuqizmi të ligjit për arsimin e lartë. Ata janë rreshtuar krah studentëve madje duke u bërë pjesë dhe e organizimeve të tyre. Kështu si këtë të mërkurë kur studentët qëndronin në korridore dhe auditoret ishin bosh.

“Nuk kam pasur asnjëherë as kërkesa as personale as nëpërmjet email-it që të fillohet mësimi”, tha studenti.

Ndërsa vetë studentët shprehen të gatshëm të rrezikojnë vitin akademik nëse kryeministri do të vijojë me të njëjtat qëndrime.

“Mesa kam parë unë vullnetin e studentëve janë të gatshmë me rreziku dhe vitin akademik, por po them që kjo, qeverisë t;i dështojë një gjeneratë për tekat personale të një kryeministri. Plotësimi i gjysmës së kërkesave. Kjo ka qenë dhe synimi i qeverisë që ta ndajë në dysh protestën”.

Të ndarë vijojnë të qëndrojnë studentët e Fakultetit të Drejtësisë. Ndërsa një pjesë vijojnë qëndrojnë të ngujuar ndërsa të tjera thonë se duan të nisin mësimin.

“Ne do vijmë do kërkojmë mësim nesër. Të gjithë studentët e gjithë grupeve”.

“Aktualisht janë 200 brenda, gjatë orëve ndërrohen. Këtu janë thjesht eksponentë partiakë”.

Pa një qëndrim të unifikuar i gjeti dita e shtatë e ngujimin në mjediset universitare edhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë.

“Kam ardhur të interesohem për bursat, për dokumentet që na duhen”.

“Një vendim me shumicë të cilësuar, pakica normalisht që ka obligimin dhe ka shprehur vullnetin të respektojë vullnetin e shumicës. Pra dhe për këtë javë fakulteti i Ekonomisë do të jetë në proces bojkotimi”.

“Nuk na lejohet të hyjmë brenda dhe zv/dekani tha se nuk do përdorim dhunë, do presim sa të hapet. Ajo nuk po hapet”.

Që në orët e parë të mëngjesit të së mërkurës studentë që janë pro bojkotit të mësimit bllokuan hyrjen kryesore duke mos lejuar të tjerët të futen në mjediset e fakultetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!