Pecnikaj: Situata nga Covid e rëndë, e patolerueshme fshehja e burimit të vaksinave

schedule12:13 - 14 Janar, 2021

schedule 12:13 - 14 Janar, 2021

Petagogu Ilir Pecnikaj në një intervistë për ABC është shprehur se situata nga Covid në Shqipëri është e vështirë.

Ai ka theksuar se vijon të qëndrojë i mendimit se nuk ka transparencë në lidhje me raportimet e të dhënave ditore nga Covid, pasi sipas tij numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë duhet shumë më i lartë nga ai që raportohet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e patolerueshme se si kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë bëjnë me dije se kanë siguruar dozat e para të vaksinës por që nuk tregojnë burimin nga janë marrë, me këtë sjellje është e pamundur që të sigurohet dhe besueshmëria te qytetarët.

Përgjigja e testit më ka ardhur pas nëntë ditësh po një personi në rrethe, Pra është e rëndësishme kapja në kohë e kësaj sëmundje. qeveria po përdor një metodë të ulët dhe po bën transparent vetëm personat që humbin jetën në spital me tampon pozitiv. I qëndroj idesë se po fshihet numri i viktimave dhe nuk po llogariten vdekjet që ndodhen në spitalet rajonale dhe nuk llogaritet tek shifra e viktimave. Këtë e ka pranuar dhe vetë Rakacolli që ka theksuar se llogaritjen do e bëjnë në fund. Por kjo nuk është një luftë por është një emergjencë.

Është e pafalshme që një kryeministër dhe ministre Shëndetësie thotë se ne kemi marrë injeksione vaksine por nuk e deklarojmë burimin. Në këtë situatë duhet të ketë transparencë të plotë pasi është e detyrueshme transparenca në një situatë e tillë. E  njëjta gjë u bë edhe për Covid 4 ku u bë një investim prej 10 mln eurosh dhe kryeministri tha se nuk do e bëjë publike nga kanë ardhur.

Kjo qeveri nuk ka asnjë politike qoftë testimi apo shërimi, apo të vaksinës. Për të bërë një krahasim me Italinë duhet të themi se është një një ekselente në botë janë bërë mbi 800 mijë vaksina dhe pritet që të vijnë dhe dozat e para të vaksinës nga Moderna.

Imuniteti natyral i tufës ka një problem pasi mund të kemi shumë humbje jetësh ndaj është e rëndësishme vaksina në këtë stad. Por nëse çdo gjë i lihet kohës siç bën qeveria jonë patjetër që do të kemi problem. Nëse ju keni parë videon keni parë që kanë qenë më shumë se 100 persona në ambient të hapur dhe të mbyllur komiteti i tyre teknik ka nxjerrë një ligj që nuk duhet dhe nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 persona në një ambient”, ka thënë ai./abcnews.al