PE miraton iniciativën e Fajon për liberalizimin e vizave me Kosovën

schedule15:03 - 28 Mars, 2019

schedule 15:03 - 28 Mars, 2019

Me 331 vota pro dhe 126 kundër, Parlamenti Europian ka miratuar iniciativën e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave me Kosovën. Sipa eurodepuetes ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Parlamenti Evropian miratoi iniciativën e Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave me Kosovën me 331 vota pro dhe 126 kundër. Ky votim, sipas ekspertëve, nënkupton edhe vazhdimin e mbështetjes së europarlamentarëve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen, pra do të jetë i vlefshëm edhe në përbërjen e ardhme të parlamentit europian, pas zgjedhjeve që do mbahen në muajin maj.

Procesi i liberalizimit të vizave përfshin raportimin pozitiv nga Komisioni Europian që jep rekomandimin, se një vend i ka plotësuar kushtet që qytetarët e tyre të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen; më pas Parlamenti Europian duhet të kalojë këtë raport në votim dhe në fund vendimi duhet të merret edhe nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare, me një shumicë të kualifikuar. Shumica e kualifikuar duhet të plotësojë dy kushte: Shumicën e vendeve të BE-së që përfaqësojnë mbi 50 për qind të popullatës së atyre vendeve. Vendimi për qytetarët e Kosovës është bllokuar në pikën e fundit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!