PD, “zi” dhe flakë për Salianjin/ Deputetët opozitarë iu vënë zjarrin karrigeve të tyre

schedule17:10 - 30 Shtator, 2024

schedule 17:10 - 30 Shtator, 2024

Sesion i ri parlamentar po me një skenar të vjetër nga opozita.

Seanca e kësaj të hëne do të duhet t’i shërbente Kuvendit të Shqipërisë për të adresuar në këtë institucion  problemet e qytetarëve

Por, pas kaosit në ambientet e brendshme të këtij institucioni, zhurma verbale e deputetëve demokratë mori një tjetër formë jashtë ambiente të Parlamentit.

Deputeti Flamur Noka, në dakordësi me deputetët e tjerë të kampit blu, ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta e koleges së tij, Elda Hoti duke djegur karriget, në të cilat do të duhet të uleshin edhe të përfaqësonin qytetarët.

Por, shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre koston për 30 karrige të djegura të opozitës. Secila prej tyre kushton rreth 1 mijë e 300 euro. Ky veprim do i rëndojë buxhetit të shtetit 39 mijë euro.

“Pertej tymit dhe flakeve te medha, duket se akti i fundit i opozites eshte me shume simbolik se nje lufte e vertete. Partia Demokratike thote se dogji karriget e veta, por jo mandatet, pikerisht ne diten kur Kuvendi i Shqiperise vendosi heqjen e mandatit per tashme te burgosurin Ervin Salianji”./abcnews.al