Për Gazment Bardhin PD po futet në një ngërç të ri me zgjedhjet e njoftuara për zgjedhjet e kryetarit të ri. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Tirana Live, Bardhi u shpreh se është statute I partisë që duhet t’I japë zgjidhje cdo situate.
“Pa asnjë diskutim nëse interesi i gjithësecilit është interesi i PD, cdo situatë është e zgjidhshme. Shqetësuse për momentin është fakti se mund të ndodh dhe po ndodh që partia të futet në një ngërc të ri. Kam bërë maksimumimin për të zbatuar statutin.
Është ai që duhet ti japë zgjidhje cdo situate. Duhet të kemi të njëjtin mendim, statuti është i njëjtë.”u shpreh Bardhi, ndërsa foli mbi mbledhjen e njoftuar për ditën e nesërme.
“Nuk e kam parë njoftimin që ka bërë një pjesë e kolegëve, nuk kam dijeni.kam kërkuar mbledhje kryesie me rend dite thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar. Deri tani nuk kam një përgjigje, kolegët kanë gjykuar për një mbledhje tjetër, kërkesa nuk është marrë në konsideratë. Sa kohë statute na detyron të mbledhim këshillin, cdo cështje tjetër thjesht fut në ngërc situatën ku ndodhet PD. Bëj thirrje për reflektim përgjegjshmëri. Cdo process në gjendjen ku ndodhet PD duhet të sjellë forcimin e PD, jo të thellojë përcarje e ndasi. Nuk ka të bëjë me emra të përvetshëm, statuti më ngarkon me pergjegjësinë e organizimit të partisë.” vijoi më tej Bardhi.