PD: Tregu i bixhozit 500 milionë euro dëm

schedule13:11 - 13 Gusht, 2018

schedule 13:11 - 13 Gusht, 2018

500 milionë euro dëm i kanë shkaktuar buxhetit interesat e familjes Rama, me informalitetin e tregut të bixhozit! Kështu ka deklaruar Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Endri Hasa.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët thonë se në dy vitet e fundit janë konstatuar 1,940 subjekte, që kanë ushtruar këtë aktivitet, pa u pajisur me liçencë.

“Në total janë 4230 pika bastesh, katër herë më shumë se në vitin 2013, kur numëroheshin vetëm 928 të tilla”, deklaroi deputeti Hasa.
Partia Demokratike premton rishikim të ligjit antimafia dhe sekuestrimin e çdo qindarkë dhe pasurie të vënë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar të lidhur me të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!