PD tre pyetje për Agim Kajmakun, sekretari Bardhi: Çfarë lidhje ka data 14 janar 2003?

schedule20:45 - 24 Gusht, 2019

schedule 20:45 - 24 Gusht, 2019

Partia Demokratike këmbëngul se kryebashkiaku socialist i Vorës Agim Kajmaku, ka një dosje penale të hapur në Greqi me emrin Jorgo Toto. Njëlloj si në rastin e Valdrin Pjetrit, selia blu përsërit akuzat duke shtuar të dhëna me datë konkrete.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka postuar 3 pyetje në Facebook për rastin e Agim Kajmakut nga të cilat kërkon më së pari përgjigje nga kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës Balluku.

1.Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?

2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?

3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

“Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt“, shkruan Gazment Bardhi, duke nënvizuar se skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastet, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!