Ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli tha për ‘Real Story’ se ankimimet i bëjnë nder procesit dhe se një grup synon që përmes ankimimeve të mbajë në betejë partinë dhe qëllimi është të arrihet shtatori.
“Tjetër gjë është ata që ndjejnë presionin e abuzimit dhe tjetër strategjia që ankimet e bëjnë pis procesit. Unë mendoj që ankimet i bëjnë nder procesit. Synimi për ta mbajtur në betëj partinë, ku në betejë funskion ligji ushtarak, ky është qëllimi që të arrijë shtatori. Në shtator do djegim karriget.”
Analisti Frrok Çupi tha se të moderuarit në PD janë në shërbim të Berishës. Më tej, ai tha se kjo rezistencë nuk do sjellë asgjë dhe se Berisha po zvarrit çështjen dhe kjo nuk është e shëndetshme.
“Zgjedhjet i janë kthye në qëllim vetvete. Të gjithë e dijnë që kjo rezistencë nuk do sjellë asgjë. Ta sajojmë si luftë, si betejë dhe të qëndrojmë në stand by.
Qëllimi i Berishës është të zvarrisë situatën dhe çështjen. Nuk është e shëndetshme, është e njëjta situatë si në Kosovë por ai atje është kryeministër.
Këta të moderuarit po tregohen ata që s’janë. Janë duke shërbyer dhunën në PD dhe janë duke i shërbyer Berishës, i cili është zgjuar dhe po kupton që këta i erdhën në favor.”