PD takon senatorin rumun: Mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE shumë e rëndësishme

schedule10:05 - 10 Maj, 2022

schedule 10:05 - 10 Maj, 2022

Grupi Parlamentar i PD-së ka zhvilluar një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë.

Komisioni përfaqësohej nga Senatori Titus Korlatean.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj  ka ndarë detaje nga takimi dhe ajo çfarë u diskutua.

Alibeaj shprehet se mbështetja e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë e rëndësishme. Një temë tjetër e rëndësishme që ka qenë në fokus të diskutimeve ishte lufta në Ukrainë.

“Patëm kënaqësinë si përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të presim në një takim me një përfaqësi nga Komisioni i

Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, tè kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean.
Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.
Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO.
Ndaj interesit të kolegëve rumunë rreth respektimit te lirive dhe te drejtave të minoriteteve, posaçërisht atij arumun, theksova se një nga vlerat dalluese të shoqërise shqiptare është bashkëjetesa dhe vlerësimi dinjitoz i minoriteteve të ilat në Shqipëri janë ndjerë si në vendin e tyre me të drejta të plota. Historia është dëshmitare e këtij virtyti.
Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë”, shkruan Alibeaj. 

Ditën e djeshme, senatori Titus Korlatean zhvilloi një takim edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!